E Diel, 1 Nëntor 2026

India ve në gjendje alarmi uzinat e saj bërthamore

Vendimi vjen pas arrestimit të një personi në SHBA me dyshimin për planifikim sulmesh, i cili kishte udhëtuar në të gjitha shtetet indiane që kanë uzina bërthamore.

Agjencia indiane e lajmeve, PTI citoi burime të paidentifikuara që shpreheshin se qeverive të disa shteteve u ishte kërkuar rritja e nivelit të sigurisë rreth këtyre uzinave si masë paraprake.

"Vendimi është i natyrës parandaluese'', deklaroi një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme indiane. Mediat vendase japin shpesh njoftime për sigurinë e uzinave bërthamore, bazuar mbi burime të paidentifikuara të shërbimeve sekrete.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›