Irak, 5 të vrarë nga një sulm me bombë

Të paktën 5 persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me bombë në Irak. Sipas policisë sulmi kishte si shënjestër shefin e policës lokale.
Policia tha se koloneli Kandil Halil i ka shpëtuar sulmit të sotëm në vendin Dulijah, në veri të Bagdadit.
Sipas raporteve, makina bombë kishte shpërthyer afër automjetit të shefit të policisë, por ai nuk ishte plagosur.