E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak Al-Maliki kerkon unitet kombetar

Kryeministri i Irakut Nuri al Maliki kerkoi unitet kombetar ndersa filloi procesin e formimit te qeverise se ardhshme te vendit.

Duke folur pas perzgjedhjes nga presidenti irakian Xhelal Talabani per te emeruar kabinetin Al Maliki tha se ka detyre te veshtire perpara.

Detyra per te cilen jam zgjedhur nuk eshte e lehte vecanerisht ne situaten aktuale ne shtetin tone te dashur Irakun. Aksush nuk mund ta beje nje gje te tille i vetem. Duhet te punojme se bashku dhe te mobilizojme te gjithe potencialet tona pa perjashtim me qellim qe te kemi sukses dhe ta heqim vendin tone nga kjo faze kritike tha Maliki.

Malikit i jane dhene 30 dite per te formuar qeverine.

Ftesa per te formuar kabinetin eshte pjese e nje marreveshjeje per ti dhene fund bllokimit se kush do ta udheheqe vendin pas zgjedhjeve te 7 marsit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›