Kosova eshte e gatshme per regjistrimin
Kosova eshte e gatshme per procesin e regjistrimit te popullsise. Keshtu ka deklaruar sot Peter Everares drejtor i EUROSTAT-it gjate takimit qe zhvilloi me ministren ne largim te Administrates Publike Edita Tahiri.
Sipas Everares regjistrimi do te behet sipas standardeve nderkombetare dhe perfshine pergatitjen teknike ate te buxhetit dhe te legjislatures.
Ministrja Tahiri tha se nuk ka asnje vakum institucional qe do te pengonte fillimin e ketij procesi.
Ne do te jemi ketu edhe gjate muajve te ardhshme dhe te vezhgojme procesin. Situata e fundit politike ne vend nuk ka ndikuar aspak ne pergatitjet per kete proces tha Tahiri.
Shqetesim mbetet vetem ceshtja nese regjistrimit do ti pergjigjen edhe serbet e veriut pasi shpesh ata deklarojne se do ta refuzojne kete proces. Ministrja ne doreheqje Tahiri i ka ftuar serbet qe te jene pjese e regjistrimit. Ajo tha se ky proces nuk eshte politik por thjesht proces teknik. Me kete mendim ishte edhe drejtori i EUROSTAT-it duke shtuar se pjesemarrja e serbeve eshte ne dobi te tyre.
Ne flasim per Kosoven si shtet dhe e dime se mbulimi i te dhenave ne veri mund te organizohet ndryshe dhe ne po punojme ende per ta zbatuar ne praktike tha Everares.