E Diel, 1 Nëntor 2026

Irak Al Maliki merr detyren per qeverine e re

Presidenti iraken Jalal Talabani i ka kerkuar zyrtarisht kryeministrit Nouri al Maliki qe te formoje qeverine e re.

Levizja ne fjale i jep zotit Maliki 30 dite per te negociuar me fraksionet e tjera politike per postet e ministrave me dhe pa portofol.

Ai u ka bere thirrje qytetareve irakene qe te kthejne nje faqe te re dhe ti harrojne dallimet mes tyre.

Njoftimi i sotem eshte pjese e marreveshjes per ndarjen e pushtetit me qellim zhbllokimin e ngercit me te gjate politike ne bote qe nisi menjehere pas zgjedhjeve te marsit.

Une te ngarkoj ty Nouri al Maliki me detyren e formimit te qeverise se re e cila shpresoj qe do te jete me te vertete nje qeveri koalicioni qe nuk do te lere jashte asnje fraksion deklaroi Talabani gjate ceremonise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›