E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Shqiperise Dinamo Tirana dhe Vllaznia nuk bejne shaka

Ne Elbasan nuk munguan rastet e dhunes. Sot do te luhen edhe dy takimet e fundit

Dinamo Tirana dhe Vllaznia hodhen nje hap te sigurt drejt kualifikimit ne cerekfinalet e Kupes se Shqiperise pas fitoreve ne ndeshjet e para te turit te dyte te edicionit te 59-te. Sipas programit sot ne Kruje dhe ne Korce do te luhen edhe dy takime te tjera. Behet fjale per Kastrioti-Shkumbini dhe Skenderbeu-Teuta.

GRUPI A

Ne grupin A Dinamo edhe pse perballe kishte nje ekip si Kamza nuk e pati te veshtire fitoren. Blute edhe ne kete takim reflektuan mangesite ne mbrojte pasi pesuan dy gola ndersa sulmi si gjithmone mendoi te shlyente gjithcka duke nxjerre plot tre gola. Nje tjeter fakt i rendesishem i ketij takimi ishte se te peste golat u realizuan ne 25 minutat e fundit madje kapiteni i Kamzes Kryemadhi humbi dhe nje penallti. Dinamo kaloi dy here ne avantazh me Vilen 72 dhe Seksenin 81. Me pas Kamza shkurtoi perkohesisht diferencen ne te 83 me ane te Cekes. Me pas blute thelluan avantazhin ne 3-1 me ane te Emiljano Viles 86 nderkohe qe Kamza realizoi golin e dyte ne fundin e ndeshjes me ane te Kenges 89. Nga ana tjeter Tirana e siguroi kualifikimin midis 8 te mirave pas fitores 3-0 me Aden ne Velipoje. Te tre golat e bardhebluve u shenuan ne pjesen e dyte talenti Mario Morina realizoi ne te 58 ndersa dy golat e tjere mbajne firmen e Blerti Hajdarit 81 dhe 89. 20-vjecari Hajdari u ngjit ne kuoten e kater golave pas edhe dy te pareve te shenuar ne fitoren 4-0 kunder Skraparit. Ne Ballsh Bylisi priti dje Flamurtarin. Vendasit edhe pse perballe kishin lideret e Kategorise Superiore ia dolen te perballonin kuqezinjte pasi moren nje barazim pa gola ne Adush Muca. Per sa i perket takimit te katert te ketij grupi Kastrioti-Shkumbini gjithcka do te merret vesh sot.

GRUPI B

Lushnja e Kategorise se Pare barazoi pa gola me Besen ne sfiden e luajtur ne Roza Haxhiu. Keshtu mbetet gjithcka e hapur ne ndeshjen e kthimit ne Kavaje me Besen qe kerkon kualifikimin e 6-te ne raport me 3 qe kane lushnjaret. Ne Erseke Gramozi dhe Laci u ndane ne barazim 2-2. Lacianet kaluan dy here ne avantazh Ervis Kaja 5 dhe Saimir Kastrati 74 por kolonjaret barazuan Muhaj 79 dhe Muhedini 85. Nderkohe qe ne Elbasan Vllaznia fitoi 1-0 ne Ruzhdi Bizhuta me verdheblute e Alimehmetit. Te dy ekipet e mbyllen me nga dhjete lojtare takimin nga minuta e 61-te. Golin e vetem te ndeshjes e shenoi Shtubina ne minuten e 71-te. Shkodraneve 6 here fitues te Kupes se Shqiperise ne ndeshjen e kthimit u mjafton dhe barazimi per te mberritur ne cerekfinale. Nderkohe qe sot ne Korce Skenderbeu qe gjate gjithe historise se tij ka humbur tri finale te Kupes 1958 1965 1976 pret ne turin e dyte Teuten tri here fituese te Kupes 1995 2000 2005. Te dyja skuadrat te perballen ne kampionat ne Niko Dovana diten e hene.

Kupa e Shqiperise

Turi i dyte 1/16

Dje

Grupi A

Kamza-Dinamo 2-3

Ada-Tirana 0-3

Bylis-Flamurtari 0-0

Sot

Kastrioti-Shkumbini

Dje

Grupi B

Lushnja-Besa 0-0

Gramozi-Laci 2-2

Elbasani-Vllaznia 0-1

Sot

Skenderbeu-Teuta

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›