Irak, Gates për bisedime mbi sigurinë dhe armët
Gates do të përpiqet gjithashtu të shuajë përçarjet dhe mosmarrëveshjet e thella ndërmjet kurdëve etnikë të Irakut dhe shumicës arabe të vendit, konflikt për të cilin shumë analistë shprehen se mund të vërë në rrezik arritjet e deritanishme të sigurisë, deklaroi një zyrtar i lartë amerikan.
Gates do të zhvillojë bisedime me kryenimistrin irakian, Nuri al-Maliki dhe ministrin e Mbrojtes, Abdel Qader Jassim.
Një prej temave që do të diskutohet nga zyrtarët pritet të jetë interesi i Bagdadit të blerjen e avionëve luftarakë "F-16" të prodhuar nga kompania amerikane "Lockheed Martin Corp'', për të mundësuar eliminimin e kërcënimeve të mundshme nga fqinjët pas largimit të plotë të trupave amerikane nga vendi.
Shefi i Pentagonit do të vizitojë gjithashtu Arbilin, kryeqyteti i rajonit autonom të Kurdistanit, ku zyrtarët po thellojnë ndarjen me qeverinë e Bagdadit, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me naftën dhe territoret e diskutueshme.