E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozy në gjendje të mirë shëndetësore pas shtrimit

Pasi pati probleme shëndetësore dhe u shtrua në spital të dielën në "Val-de-Grâce" në Paris, nga ku u largua dje, kreut të shtetit i është këshilluar "pushim relativ" nga ana a mjekëve.

"Ai vazhdon me veriprimtarinë e tij pas qëndrimit në "Lanterne", ku përgatitet për mbledhjen e Këshillit të Ministrave që do të zhvillohet nesër dhe ku shumë çështje do të jenë në rend të ditës", shtuan burimet nga pallati presidencial.

Sarkozy, 54 vjeç, pati një përkeqësim të gjendjes shëndetësore ndërsa vraponte dhe kryente ushtrime fizike ndaj u shtrua në spital deri të hënën në mëngjes.

Presidentit nuk i është dhënë asnjë mjekim, por vetëm një rekomandim "për pushim relativ prej disa ditësh".

Pas përkeqësimit shëndetësor nga axhenda e presidentit është shkurtuar dhe një vizitë e tij parashikuar për sot në Normandi, pjesa veriperëndimore e vendit.

Pas takimit të Këshillit të Ministrave të parashikuar për nesër, Sarkozy do të niset për pushime në rezidencën familjare të bashkëshortes së tij, Carla Bruni-Sarkozy në Kepin e Zi (Cap Nègre) në juglindje të vendit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›