Irak: Qeveria miraton marrëveshjen e sigurisë për praninë e trupave amerikane
Kabineti qeveritar irakian miratoi një marrëveshje sigurie për praninë e trupave amerikane në vend.
Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë. Ky pakt do të lejojë forcat amerikane që të qëndrojnë në Irak edhe pas skadimit të afatit të vendosur nga OKB-ja, i cili përfundon në fund të këtij viti, por marrëveshja kërkon që tërheqja e trupave të ketë përfunduar deri në fund të vitit 2011. Sipas marrëveshjes, trupat amerikane, duhet të tërhiqen nga qytetet e Irakut deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
Marrëveshja tani mbetet të miratohet në parlamentin e Irakut. Votimi pritet që të zhvillohet brenda këtij muaji.
Në zhvillimet e tjera në vend, policia e Irakut tha se një shpërthim me bombë në veri të Bagdatit në provincën e Dijalës, shkaktoi të paktën 15 të vrarë, mes tyre 7 policë.
20 persona të tjerë u plagosën në një tjetër shpërthim në një postobllok në qytetin e Jalaualas. //mm//