E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia japoneze, e dyta nga madhësia pas Amerikës, zyrtarisht në recesion

Ekonomia e Japonisë është zyrtarisht në recesion. Të dhënat zyrtare të publikuara sot tregojnë se ekonomia e dytë më e madhe e botës ka pësuar tkurrje në masën 0 pikë 1 për qind gjatë tre mujorit korrik-shtator.

Kjo shënon tre-mujorin e dytë radhazi që ekonomia japoneze përjeton rënie, pas tkurrjes prej 0 pikë 9 për qind që u regjistrua nga muaji prill deri në qershor. Kriza financiare globale ka shkaktuar probleme të mëdha në ekonomitë më të fuqishme të botës. Japonia është tani në recesionin e parë që pas vitit 2001.  

Recesioni përkufizohet si periudhë me rritje negative ekonomike gjatë 2 tremujorëve të njëpasnjëshëm. 

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian tha se 15 vende që përdorin euron si monedhën e tyre janë zyrtarisht në recesion. Shumë ekspertë mendojnë se ekonomia amerikane po shkon drejt recesionit. Ajo ka pësuar një tkurrje prej 0 pikë 3 për qind nga muaji korrik deri në shtator. //ad//

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›