Irak: Tre vjet burg për gazetarin që qëlloi me këpucë ish presidentin Bush

/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Një gjykatë në Bagdad dënoi me tri vjet burgim gazetarin që tentoi të
qëllonte me këpucë ish Presidentin amerikan, Xhorxh Bush.
Dënimi i indinjoi përkrahësit e i gazetarit Muntazer al-Zaidi, i cili nuk pranoi
fajësinë kur iu cituan akuzat për sulmin ndaj një udhëheqësi të huaj.
Avokatët e tij thanë se do ta apelojnë dënimin. Zoti Zaidi përballej me një dënim deri në 15
vjet burgim për sulmin ndaj një udhëheqësi të huaj.
Ai i tha gjykatës sot se veprimi i tij ishte një reagim i natyrshëm dhe bëri
atë që do të bënte çdo irakian.Kur doli
para gjykatës muajin e kaluar, gazetari tha se deklarata e presidentit për
"fitore"dhe buzëqeshja e tij e pashpirt, siç u shpreh ai, ishin të tepërta pas
disa vjet lufte dhe shkatërimesh që pas
pushtimit të vendit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Kryetari i organizatës Gazetarët pa Kufij, Zhan Fransua Xhyjard, i tha Zërit të
Amerikës se veprimet e zotit Zaidi nuk meritojnë dënim me burgim.//iç//