E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, autoritetet zbulojnë 800 trupa në varrin masiv

Një varr masiv me më shumë se 800 trupa njerëzish, të ekzekutuar të gjithë gjatë periudhës së drejtimit të Sadam Huseinit, u zbulua dje për herë të parë nga zyrtarët irakianë. Të gjithë ishin qëlluar me nga një plumb në kokë. Janë burra, gra dhe fëmijë, tha ministri irakian i të Drejtave të Njeriut, Mohamed Sudani. Trupat besohet se datojnë nga konflikti irako-iranian i viteve 1980-88. Organizatat e të drejtave të njeriut besojnë se në Irak ekzistojnë qindra varre masive të pazbuluar, me më shumë se 300 mijë persona të groposur. Viktimat mund të jenë kurdë, pjesë e minoritetit që u masakrua gjatë udhëheqjes së Huseinit. Tetë vjet më parë në Bagdad është zbuluar varri masiv më i madh në histori, me mbi tre mijë trupa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›