E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Lega Nord: Të qëllohen emigrantët e paligjshëm

BE nuk pranoi të marrë një pjesë të refugjatëve të zbarkuar në Lampeduza të Italisë dhe vendimi nuk u prit fare mirë nga disa politikanë italianë. Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Roberto Maroni, se Italia nuk ka se çbën më në BE, ka ardhur një tjetër reagim më i ashpër i ekstremistëve anti-emigracionit, partisë në pushtet, Lega Nord. Dy politikanë të kësaj partie propozojnë përdorimin e armëve kundër emigrantëve, për ti parandaluar ata. Zëvendësministri italian i Transportit, Roberto Kasteli, tha se Unë besoj se gjendja ku ndodhemi është si ajo e Perandorisë Romake. Ekziston rreziku, që të përballemi me një pushtim prej një apo dhjetëra milionë refugjatësh. Unë rikujtoj se konfliktet ndërkombëtare si në Irak, Kosovë, Afganistan dhe Libi, janë zgjidhur me armë, tha ai. Edhe eurodeputeti Francesko Speroni, anëtar në Komisionin për Drejtësinë në Parlamentin Europian, tha se Duhet parë nëse armët përdoren mirë apo keq. Ne ndodhemi këtu para një pushtimi nga njerëz të cilët vijnë në Itali pa asnjë leje dhe shkelin të gjitha rregullat. Në këtë pikë duhet të përdorim të gjitha mjetet për ti zmbrapsur ata. Në rast nevoje, edhe armët, si mjet të fundit. Në të njëjtin kontekst BE-ja përdor armët në Libi. Unë nuk e kuptoj përse në një rast armët mund të përdoren e në një rast tjetër jo, tha ai. Kryetari i grupit parlamentar të partisë Italia dei Valori, Antonio di Pietro, tha se Lega Nord qëllon vërtet, por me baltë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›