Irak blloku sunit konfirmon marreveshjen

Aleanca kryesore sunite ne Irak ka deklaruar se ka bere perpjekje per implementimin e marreveshjes per ndarjen e pushtetit duke saktesuar se dalja e meparshme nga Parlamenti ka qene nje keqkuptim.
Marreveshja qe i jep kryeministrit Nouri al Maliki nje mandat te dyte u firmos diten e merkure por siguria e saj u cenua pas braktisjes se Parlamentit nga blloku sunit.
Lideret e blloqeve kyce u takuan para sesionit te sotem parlamentar dhe rane dakord qe te zgjidhnin ceshtjet kryesore.
Iraku ndodhej ne nje ngerc politik qe prej zgjedhjeve parlamentare te mbajtura ne muajin mars.
Aleanca Al-Iraqia e drejtuar nga ish-kryeministri Iyad Allawi doli nga keto zgjedhje me dy mandate me shume se koalicioni Shteti Ligjor i Al Maliki-t.
Por ishte ky i fundit qe fitoi me shume mbeshtetje nga partite e tjera per nje shumice parlamentare dhe ne fund arriti nje marreveshje me Allawi-n.