Kosovaret kerkojne nenshtetesine shqiptare

Deshira per te levizur lirshem ne Europe duket se shkon pertej deshires per tu pajisur me nje pasaporte shqiptare thjeshte per ceshtje patriotizmi. Numri i shqiptareve nga Kosova te cilet kerkojne nenshtetesi shqiptare eshte rritur pas hyrjes se Shqiperise ne zonen Shengen.
Ambasadori i Shqiperise ne Kosove Islam Lauka tha se legjislacioni ne fuqi e njeh te drejten e nenshtetesise per te huajt por ky fakt nuk do te thote qe te gjithe mund ta kene ate. Kjo per shkak se per kete duhen plotesuar nje varg kriteresh.
Te pakten tete dokumente apo kritere qe duhet te plotesohen eshte shume e rendesishme qe te sigurohet dokumenti per qendrim rezident per te gjithe shtetasit e huaj minimum 5 vjete per shtetasit kosovare eshte 3 vjet edhe te ky afat 3- vjecar ka qe e lehetson kush eshte i martuar me shtetas te Shqiperise qendrimi nje vjecar i dokumentuar nga Ministrine e Brendshme te Shqiperise tha Lauka.
Pervec ketyre kritereve aplikuesi paraprakisht duhet ti drejtohet me kerkese presidentit te Shqiperise ku duhet te paraqes arsyet e aplikimit. Deshmia e pronesise se baneses ne Shqiperi eshte e domosdoshme e po keshtu edhe deshmia e penalitetit nga Ministria e Drejtesise e Shqiperise si dhe nga shteti qe vjen. Ne raste te vecanta shteti shqiptar eshte me doreleshuar shtetesine shqiptare pa ndonje problem mund ta fitojne kryesisht personalitete te shquara me merita te vecanta. Kjo behet me rekomandim te akademise se shkencave apo ndonje institucioni tjeter te rendesishem.
Levizja e lire ne Europe ka detyruar shqiptaret e Kosoves qe ne rruge ilegale te kerkojne nenshtetesi serbe maqedonase e malazeze shtete keto qe u liberalizuan para nje viti.