Irak, dënohet me vdekje ish ministri Tarek Aziz 1 2 3 4 5 (2 vota)
Gjykata e Lartë në Irak, ka dënuar me vdekje zëdhënësin kryesor të regjimit të Sadam Huseinit, ish zëvëndëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, Tarik Aziz. Ai u dorëzua tek forcat amerikane pas operacionit të pushtimit në Irak, dhe ka qëndruar në burg prej asaj kohe. Sipas televizionit irakian, vendimi me vdekje është argumentuar me rolin e tij në persekutimin e partive fetare Shiite.
Lexo të plotë ...
Lokalet në Greqi, PASOK në rënie
1
2
3
4
5
(0 vota)
e martë , 26 tetor 2010
Sondazhet para zgjedhjeve lokale të 7 nëntorit në Greqi e nxjerrin me rënie të popullaritetit partinë e kryeministrit Jorge Papandreu për shkak të masave të ashpra dhe shkurtimeve drastike në financat publike që ka ndërmarrë qeveria e tij. Duke folur në një intervistë televizive, vetë kryeministri grek ka deklaruar se Greqia ende ndodhet në situatë kritike dhe nuk duhet që përpjekjet e bëra deri tani të shkojnë dëm.
Lexo të plotë ...
Grevat i kushtojnë Francës 400 mln euro në ditë
1
2
3
4
5
(1 votë)
e hënë , 25 tetor 2010
Grevat e punonjësve franceze kundër reformës së pensioneve po i kushtojnë Francës, deri në 400 milionë euro në ditë. Kështu ka thenë ministrja franceze e Financave, Kristinë Legard e cila në një intervistë për radion Europa 1, ka shtuar se është vështirë të besh një llogaritje të saktë, por shifrat reale luhaten mes 200 dhe 400 milionë eurove në ditë.
Lexo të plotë ...
Emigrantët e paligjshëm, BE dërgon patrullë në Greqi
1
2
3
4
5
(3 vota)
e hënë , 25 tetor 2010
Bashkimi Europian do të instalojë patrulla në Greqi në përpjekje për të ndalur numrin në rritje të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kufirin nga Turqia. KJo masë vjen pak ditë pasi Kombet e Bashkuara kritikuan Athinën për kushtet e rënda në burgjet e saj. “ Situata në kufirin e Greqisë me Turqinë është duke rritur shqetësimin tonë. Fluksi I njerëzve që kalojnë ilegalisht kufirin ka arritur numra shqetësuees dhe Greqia ka treguar se nuk e përballon dot këtë situatë e vetme. Jam shumë e shqetësuar për situatën humanitare”, ka theksuar Komisionerja për cështje të brendshme të BE-së, Cecilia Malmstrom.
Lexo të plotë ...
Mbeturinat, BE kërcënon me gjobë Italinë
1
2
3
4
5
(2 vota)
e diel , 24 tetor 2010
Tonelatat e mbeturinave në Napoli janë bërë tashmë një problem ndërkombëtar. Zyrtarë të Bashkimit Europianë janë shprehur se qyteti italian Tercinjo, në Napoli, duhet të mbledhë me patjetër mbeturinat, ose ndryshe do të përballet me gjobë. “Masat e adoptuara në 2007 për të zgjidhur këtë cështje në Kampanja janë të pamjaftueshme dhe mund të jenë sanksione për Italinë”, anoncoi komisioneri i BE-së për Ambientin, Janec Potocnik, duke theksuar se është mjaft i shqetësuar për cfarë po ndodh. Sipas tij, Komisioni mund të dërgoj një delegacion në vend.
Lexo të plotë ...
HRW: Iraku dhe SHBA të hetojnë abuzimet me të burgosurit
1
2
3
4
5
(0 vota)
e diel , 24 tetor 2010
Iraku duhet të hetojë akuzat se policët dhe ushtarët irakianë kanë abuzuar dhe torturuar të burgosurit. Ky ka qenë apeli i Organizatës Botërore për të Drejtat e Njeriut, pas ngritjes së këtyre akuzave në dhjetëra dokumenta të publikuara nga faqja Uikiliks. Kjo organizatë i bën thirrje edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të hetojnë nëse edhe ushtarët amerikanë kanë shkelur ligjet ndërkombëtare. Kjo pasi sipas dokumenteve ata i kanë dorëzuar të burgosurit irakianëve, duke e ditur rrezikun nga torturat. Një ditë më parë, rreth 400 mije dokumeta sekrete, u publikuan në faqen e internetit "Wikileaks".
Lexo të plotë ...
Grevat në Francë, vijon kriza e karburantit
1
2
3
4
5
(0 vota)
e diel , 24 tetor 2010
Parisienët të vetëdijshëm për mungesën e karburantit, që në orët e para të së dielës i janë drejtuar pikave të karburantit, për të furnizuar makinat e tyre. Por megjithatë edhe pse tashmë kjo është bërë një rutinë e përditshme, ata janë të vendosur të mbështesin grevën. Një prej shoferëve thotë se ka planifikuar të shkojë me pushime fundjavën tjetër, por iu bashkua rradhës për të mbushuar serbatorin e makinës në rast se do ketë mungesë të lëndës djegëse gjatë javës. Ai tha se pret që greva në rafineri të vazhdojë dhe gjatë javës.
Lexo të plotë ...
Lufta në Irak, të dhëna shokuese. Wikileaks: SHBA kishte dijeni për torturat
1
2
3
4
5
(0 vota)
e shtunë , 23 tetor 2010
Shtetet e Bashkuara kanë qenë të informuara gjatë kohës së luftës në Irak mbi ekzistencën e dokumentave sekrete të ushtrisë për keqtrajtime të të burgosurve nga policët irakianë dhe ushtarët amerikanë, por nuk i kanë marrë në konsideratë. Kjo bëhet e ditur nga rreth 400 mije dokumeta sekrete, të publikuara në faqen e internetit "Wikileaks".
Lexo të plotë ...
G20 pakt për reformimin e FMN-së
1
2
3
4
5
(0 vota)
e shtunë , 23 tetor 2010
G20 nuk i hap dritën jeshile propozimit amerikan për vjelje të përfitimeve ekstra të tregtisë së jashtme. Propozimi u bë nga sekretari amerikan për thesarin, Tim Geitner, por u kundërshtua fort nga ministri gjerman i Ekonomisë. Megjithatë ministrat e Financave të vendeve udhëheqëse të ekonomisë botërore ishin unik në qëndrim per të ndaluar luftën valutore.
Lexo të plotë ...
Ministrat e financave te G20 mblidhen ne Korene e Jugut
1
2
3
4
5
(2 vota)
e premte , 22 tetor 2010
Ministrat e Financave të vendeve të G20, ose ndryshe vendet më të pasura të botës, janë mbledhur në Korenë e Jugut, ne një takim në të cilin do të diskutohet mbi manipulimin e vlerave të monedhave. Pak para fillimit të bisedimeve, mediat mundën të zotërojnë një projekt/marrëvëshje, sipas së cilës ekonomitë e mëdha të botës angazhohen "për të shmanguar nënvlerësimet konkuruese" të monedhave të tyre.
Lexo të plotë ...