E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, sot vota për rrëzimin e Thaçit 1 2 3 4 5 (3 vota)

Qeveria e Kosovës përballet me mocionin e votbesimit Kuvendi po shqyrton mocionin për votbesimin e qeverisë të udhëhequr nga Hashim Thaçi. Nëse kundër qeverisë votojnë 61 deputetë, atëherë merr fund qeveria e cila ka humbur mbështetjen e shumicës, pas tërheqjes nga koalicioni të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Prishtinë Mocioni është paraqitur në fund të javës së shkuar nga partia opozitare AKR, e drejtuar nga Bexhet Pacolli.
Lexo të plotë ...   Ban Ki Moon: Tensione serioze në veri të Kosovës 1 2 3 4 5 (3 vota) e hënë , 01 nëntor 2010 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon,  ka përshëndetur dialogun  mes Beogradit e Prishtinës, por ka tërhequr vërejtjen për tensionet serioze në Veri të Kosovës. Në raportin tremujor, i cili iu shpërnda ambasadave, anëtareve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të BAshkuara gjatë kësaj fundjave, Ban Ki Moon ka ofruar mbështetje për procesin e bisedimeve që do të udhëhiqet nga BE-ja. Ai ka kërkuar fillimin e shpejtë të dialogut, në mënyrë që Beogradi e Prishtina të shfrytëzojnë momentin pozitiv të krijuar gjatë muajve të fundit. Lexo të plotë ...   Lidhja Demokratike e Kosovës: Thaçi fshihet pas mocionit 1 2 3 4 5 (6 vota) e hënë , 01 nëntor 2010 Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi se qëndron pas mocionit për mosbesimin e Qeverisë së Kosovës, të ngritur zyrtarisht nga Aleanca Kosova e Re. Këto akuza vijnë vetëm një ditë para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohet mocioni i AKR-së. Azhornuar së fundi ( e hënë , 01 nëntor 2010 ) Lexo të plotë ...   Kriza e refugjatëve, FRONTEX javën e ardhshme në Greqi 1 2 3 4 5 (5 vota) e diel , 31 tetor 2010   Frontex është gati të ndihmojë Greqinë në përballjen e krizës së refugjatëve. Duke filluar nga java e ardhshme, Greqia do të mbështetet nga trupat evropiane për tejkalimin e krizës. Komisionerja e Brendshme, Cecilia Malmström bëri të ditur se në pjesën e kufirit të Greqisë me Turqinë do të dërgohen 175 anëtarë  të Agjencisë evropiane Frontex.
Lexo të plotë ...   Tadic: Jo shantazh ndaj Serbisë, për Kosovën 1 2 3 4 5 (4 vota) e shtunë , 30 tetor 2010 Presidenti i Serbisë Boris Tadic ka reaguar kundër presionit ndërkombëtar mbi Beogradin zyrtar për njohjën e Kosovës . “Do të ishte gabim katastrofik nëse dikush në BE do të shantazhonte Serbinë që të njohë Kosovën në shkëmbim të anëtarësimit në Union”, deklaroi presidenti serb Boris Tadiç në një intervistë për mediat rajonale ndërsa theksoi se qëllimi i tij është zgjidhja përmes dialogut e konfliktit mes shqiptarëve e serbëve që ka zgjatur për një shekull e gjysmë. Lexo të plotë ...   Prishtinë tritol në makinën e vajzës së zyrtarit të LDK 1 2 3 4 5 (3 vota) e shtunë , 30 tetor 2010 Kryeqyteti i Kosovës është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim i fuqishëm. Sipas burimeve policore të Prishtinës, shënjestra e shpërthimit ka qenë një automjet. Forcat e rendit kanë rrethuar zonën e incidentit dhe kanë nisur hetimet. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Bëhet fjalë për automjetin e vajzës së Ilir Tolajt, zytar i lartë i shëndetësisë kosovare dhe njëkohësisht anëtar i LDK-së. Lexo të plotë ...   LDK nuk do të njohë listën e Ukë Rugovës 1 2 3 4 5 (5 vota) e premte , 29 tetor 2010 Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të njohë listën LDK- Rugova, të krijuar nga Ukë Rugova, si fraksion brenda radhëve të veta. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj tha se statuti i partisë nuk lejon fraksione e as iniciativa qytetare, por të pakënaqurit, sipas tij, mund ta braktisin partinë.
Lexo të plotë ...   Kryesia e kuvendit të Kosovës, të martën shqyrtimi i mocionit ndaj Thaçit 1 2 3 4 5 (9 vota) e premte , 29 tetor 2010 Një ditë pasi Aleanca Kosova e Re (AKR) e dorëzoi listën me firmat e nevojshme, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur për ditën e martë seancën plenare për të shqyrtuar mocionin e votëbesimit për Qeverinë e Kosovës.  Dje pasdite AKR-ja grumbulloi 40 firmat e nevojshme  dhe ka paraqitur mocionin e votëbesimit tek Kryesia dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Lexo të plotë ...   AKR dorëzon mocion e mosbesimit 1 2 3 4 5 (7 vota) e enjte , 28 tetor 2010 Aleanca Kosova e Re e Behxhet Pacollit ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën e saj për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kryeministrit Hashim Thaçi. Sapo ka mbledhur dyzetë firmat e nevojshme sipas Kushtetutës, shefi i grupit parlamentar të AKR-së Ibrahim Makolli e ka dorëzuar kërkesën për mocion në zyrën e Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi. Ai pret që seanca e jashtëzakonshme të mbahet këtë të shtunë e më së largu të hënën.
Lexo të plotë ...   Krasniqi zbardh skenarin e zgjedhjeve 1 2 3 4 5 (5 vota) e enjte , 28 tetor 2010 Pasi Aleanca Kosova e re ka dorëzuar në Kuvend mocionin e mosbesimit me 40 nënshkrimet e deputetëve kosovarë, presidenti në detyrë i Kosovës Jakup Krasniqi tregon skenarin që do ta cojë vendin në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në një intervistë ekskluzive për Alsat Krasniqi pohon se nëse mocioni votohet në aprlament atëherë zgjedhjet duhet të mbahen më 5 ose më 12 dhjetor.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›