Irak, mbi 39 të vdekur dhe 220 të plagosur nga atentatet
Dy kamionë- bombë shpërthyen rreth orës 04:00 (01:00 GMT) në fshatin Khaznah, 20 km në lindje të Mosulit, duke shkaktuar 23 të vrarë dhe 138 të plagosur, sipas policisë dhe spitaleve të qytetit. Një bilanc i parë fliste për 25 të vrarë dhe 70 të plagosur.
Në Bagdad, dy atentate patën në shënjestër rreth orës 06:00 (03:00 GMT) punëtorë ditorë të mbledhur për të kërkuar punë.
Atentati i parë i shkaktuar nga një bombë e fshehur në një thes çimentoje në Hay al-Amel, në perëndim të qytetit shkaktoi 7 të vrarë dhe 46 të plagosur, sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes. Në Chourta Arbaa, në veri, një autobombë shkaktoi vdekjen e 9 personave dhe 36 të plagosur, sipas të njëjtave burime.
Aktet e dhunës kanë rënë ndjeshëm muajt e fundit në të gjithë territorin irakian, por atentatet mbeten të shpeshta në kryeqytet dhe në Mosul, ku kryengritja mbetet ende e fortë.
Forcat amerikane u tërhoqën në fund të qershorit nga qytetet irakiane, në kuadër të një marrëveshjeje sigurie të arritur në nëntor me Bagdadin.