E Diel, 1 Nëntor 2026

PDI: Duam post ministror; do të lobojmë për çamët

Kështu ka deklaruar kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini lidhur me përfshirjen e partisë që drejton në kabinetin e ardhshëm qeveritar.

Vetë Muhedini më parë kishte deklaruar se përfshirja e PDI-së me një post ministror ishte në dorë të Berishës, por pas pretendimeve nga republikanët por edhe nga aleatët e tjerë të PD-së, filloi të ndryshojë mendim.

“Partitë pa mandate do të marrin poste të një rangu më të ulët se sa ministritë, kurse ne që kemi mandate, pretendojmë që të kemi një dikaster dhe me të do të tregojmë edhe vlerën e elektoratit tonë”, u shpreh Muhedini dje gjatë një interviste televizive.

Gjatë intervistës kryetari Muhedini, partia e të cilit përfaqësohet për herë të parë në Parlament, premtoi presion ndaj qeverisë për zgjidhjen e problemit madhor të popullsisë çame.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›