E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, presidenca miraton paktin me SHBA

Marreveshja e sigurise mes Irakut dhe SHBA eshte ratifikuar sot nga Keshilli presidencial iraken.

Dokumenti ne fjale parashikon qe 145 mije ushtaraket amerikane te pranishem ne vend te terhiqen nga  territori, nga hapesira ajore dhe ajo detare irakene brenda dhe jo me tej dates 31 dhjetor te vitit 2011.

Marreveshja, e cila u miratua me 27 nentor, do t’i nenshtrohet referendumit me 30 korrik te vitit te ardhshem.

Nderkohe, dita e sotme ka qene mjaft e pergjakshme per Irakun. 15 persona kane mbetur te vrare dhe rreth 150 te tjere te plagosur ne dy atentate me kamione bombe ne Falluxha.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›