Vllaznia, skuadra shqiptare ne listen e IHSF

Skuadra shkodrane ndodhet ne vendin e 267-te me 73 pike. Ky klasifikim eshte bere per periudhen 1 janar 2007 deri ne dhjetor te vitit 2008. Piket ne kete klasifikim merren ne baze te fitoreve dhe barazimeve ne aktivitetet europiane dhe boterore te klubeve.
Vllaznia beri nje paraqitje te mire ne Kupen UEFA, ku eliminoi ne turin e pare eliminator sllovenet e Koperit, ndersa ne turin e dyte skuadra shkodrane u mund nga Napoli ne te dyja ndeshjet. Nderkohe klasifikimin e kryeson Barcelona me 278 pike e ndjekur nga dy skuadra angleze, Manchester United dhe Liverpool.
Skuadra me e mire italiane eshte Roma, e cila ndodhet ne vendin e 9-te, nderkohe Interi renditet ne vendin e 13-te. Futbolli anglez dhe spanjoll duket se kane nivelin me te larte te klubeve, pasi ne kete klasifikim renditen 9 skuadra angleze, po aq sa edhe skuadra spanjolle, nderkohe Italia ka ne renditje vetem 8 skuadra sa edhe Gjermania.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code