E Diel, 1 Nëntor 2026

Irak, rinumërimi i votave të zgjedhjeve fillon javën e ardhshme


Komisioni Zgjedhor i Pavarur në Irak njoftoi të enjten se rinumërimi i votave në Bagdad në zgjedhjet e 7 marsit, do të fillojë të hënën e ardhshme.
"Procesi do të mbikqyret nga përfaqësues të subjekteve politike dhe do të monitorohet nga gazetarë", tha komisionerja elektorale Hamdiya al-Huseini.
Rinumërimi mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve që i dha grupit ndërsektar të mbështetur nga Synitë një kryesim të lehtë mbi Shiitët të udhëhequr nga Nuri Al-Maliki në zgjedhjet e 7 marsit. Aleanca për një shtet ligjor e Malikit bëri thirrje për rinumërimin e votave. Husseini shtoi se rinumërimi manual i më shumë se 2.5 milionë votave do të përfshijë 11 mijë qendrat e votimit në Bagdad.
Bagdadi llogarit më shumë se një të pestën e vendeve në parlamentin e përbërë prej 325 vendesh. Komisionerja zgjedhore tha se nuk ishte e sigurtë se sa do të zgjasë rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 7 marsit.
"Ne mendojmë se koha e rinumërimit do të zgjasë 2 deri në tre javë, por kjo gjithashtu do të varet nga aftësitë e punonjësve dhe nga administrimi i procesit", ka deklaruar Huseini. Vendimi i së hënës nga apeli ishte i pari të paktën nga dy vendime që potencialisht mund t'i kushtojë zgjedhjet koalicionit të Iraqyas së ish kryeministrit Iyad Allawi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›