Irak, vriten 4 ushtare amerikane
Te pakten kater ushtare amerikane humben jeten sot ne Mosul nga nje atentat kamikaz si pasoje e shperthimit te nje veture me eksploziv, 370 kilometra ne veri te Bagdadit, bene te ditur Forcat Shumekombeshe. "Kater ushtare te koalicionit u vrane nga shperthimi, prane makines se tyre, i nje makine te mbushur me eksploziv qe drejtohej nga nje kamikaz'', deklaruan Forcat Shumekombeshe. ''Mendohet te kete humbur jeten dhe nje perkthyes, kombesia e te cilit nuk dihet ende'', theksuan te njejtat burime. Numri ushtareve Amerikane te vrare ne Irak qe nga pushtimi ne vitin 2003 , ka shkuara ne 4200. Sulmi vjen pas nje periudhe te gjate qetesie ne shtetin e trazuar.