Targat e reja do të kenë kodin RSK
Prishtinë - Targat e reja e të Kosovës do të nisin të shpërndahen në muajin qershor. Kështu shkruhet sot në të përditshmen kosovare "Zëri", e cila i referohet deklaratave të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme. Këshilltari i ministrit të Brendshëm, Zenun Pajaziti, bën të ditur se targat e reja të automjeteve do të kenë kodin “RKS”.