E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, vriten katër fermerë shiitë

Raportet nga Iraku bëjnë të ditur se persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje katër fermerë shiitë në veri të Bagdadit.

Zyrtarët e policisë thonë se sulmuesit kanë hapur zjarr kundër fermerëve, teksa këta të fundit punonin në fshatin sunit, Rashidijah.

Të paktën tre fermerë të tjerë raportohet të jenë plagosur.

Ndonëse intensiteti i sulmeve në Irak ka rënë, ato vazhdojnë në baza ditore. Për shumicën e tyre fajësohen arabët sunitë, të cilët kanë refuzuar të dorëzojnë armët pas tërheqjes së forcave të Shteteve të Bashkuara në dhjetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›