E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irakianet marrin kontrollin

Forcat irakiane moren zyrtarisht kontrollin e Bagdadit dhe qyteteve te tjera ne gjithe vendin pas terheqjes se trupave amerikane te luftimit nga zonat urbane. Ne nje ceremoni komandanti me i larte amerikan ne Bagdad, gjeneral majori Daniel Bolger i dha homologut te tij irakian çelesat e ish Ministrise se Mbrojtjes, qe kishte sherbyer si komanda e perbashket. Mijera vete u mblodhen ne parkun qendror Zavra per te degjuar muzikante dhe poete. Me vone, fishekzjarre ndriçuan qiellin e Bagdadit. Pjesemarresve iu desh te kalonin disa kontrolle sigurie per te hyre ne park. Parada ushtarake, me muzike bande, u organizuan ne provincat Diala dhe Divania. Qeveria irakiane e shpalli kete dite “Diten e Sovranitetit Kombetar".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›