Iraku mirëpret largimin e trupave amerikane

Qeveria irakiane ka mirëpritur njoftimin e presidentit amerikan, Barak Obama, që rreth 40,000 trupa amerikane qw janë në Irak, do të tërhiqen deri në fund të vitit.
Një deklaratë e zyrës së kyreministrit, Nuri al-Maliki, tha se një tëheqje e plotë e amerikanëve do të lejonte të dyja vendet të fillojnë një marrëdhënie të re strategjike, e cila është në interes reciprok.
Shefi i stafit të ushtrisë së Irakut, Babakar Zebari, citohet të ketë thënë se ai dëshiron që disa trupa të Shteteve të Bashkuara dhe të KFOR-it të qëndrojnë edhe pas vitit 2011, për të trajnuar ushtarët irakian.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka njoftuar të premten se të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Iraku brenda fundit të vitit.
Presidenti urdhëroi një tërheqje të plotë nga vendi, 9 vjet nga pushtimi i tij, që nisi nën drejtimin e administratës së George Ë. Bush.
Rreth 39 mijë trupa amerikane do të mbeten në Irak nga 165 mijë që u vendosën në vitin 2008.