E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran 80 lekundje te tjera termeti

Mbi 80 lëkundje të tjera sizmike goditen jug-perendimin e Iranit, pas tërmetit prej 6.1 ballësh të shkallës Rihter, qe vrau 37 persona dhe plagosi 850 te tjere. Pas-goditja me e forte ishte prej 5.4 ballesh dhe u rregjistrua nje ore pas termetit, ndersa te tjera kane vazhduar edhe mengjesin e se merkures.

Te pakten 12 fshatra u rrafshuan plotesisht, ndersa banoret e frikesuar kaluan naten ne qiell te hapur. Gjysme-hena e kuqe iraniane shpjegoi se operacionet e shpetimit kane perfunduar dhe familjet e demtuara tashme jane shperngulur.   Te pakten 10 mije persona besohet se jetonin ne zonen e goditur nga termeti. Jane 700 shtepite e shkaterruara dhe 200 familjet e prekura.Impianti berthamor i Busheherit, qe ndodhet 90 kilometra larg nga zona e goditjes- nuk eshte demtuar. Termeti u ndje ne Dubai, Abu Dabi dhe Bahrain.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›