E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet lufta per KQZ-ne

Komisioni i Ligjeve ka nisur një mbledhje të paparashikuar, pas një kërkese të Partisë Demokratike për të zëvendësuar njërin nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai është përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilirjan Muho.

Nepermjet kryetarit te grupit parlamentar, Astrit Patozi, Partia Demokratike kerkon lirimin e tij nga detyra, pasi, siç shkruhet ne kerkesen e mazhorances, me largimin e LSI-se nga mazhoranca, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve jane prishur balancat mes perfaqesimit te mazhorances dhe opozites. Kodi Zgjedhor thote se 2 anetare zgjidhen nga partia me e madhe qeverise, 2 nga partia me e madhe e opozites, dhe nga 1 anetar nga partite e dyta me te medha te koalicioneve perkatese. Kjo formule i kishte siguruar LSI-se si force qeveritare dhe PBDNJ-se si force opozitare nga nje anetar ne KQZ. Tani, demokratet thote se me daljen ne opozite te LSI-se, kjo balance, qe ata e konsiderojne si shtyllen kurrizore te zgjedhjeve eshte prishur dhe se mazhoranca nuk ka me perfaqesimin qe i jep Kodi Zgjedhor. Per kete arsye, Partia Demokratike kerkon lirimin nga detyra te perfaqesuesit te LSI-se dhe zevendesimin e tij me nje anetar te propozuar nga nje force tjeter qeverisese. Manjani: Jo ndryshime në KQZ Pas këtij zhvillimi ka reaguar menjëherë LSI duke deklaruar se kush prek KQZ-në, ka prekur zgjedhjet dhe standardin e tyre. Permes Sekretarit per Çeshtjet Zgjedhore, Ylli Manjani, LSI sqaroi se riformatimi i KQZ-se, sipas ligjit duhet te behet vetem ne tetor te vitit 2015. Rama akuzon Berishën për rrënimin e institucionit dhe zgjedhjeve Zhvillimet e fundit që lidhen me një riformatim të mundshëm të KQZ-së, pas krijimit të koalicionit PS-LSI, janë komentuar nga kreu opozitës Edi Rama, nëpërmjet dy mesazheve në rrjetin social Twitter. “Asgje s'e shpeton pushtetin e partise familjare te Saliut,thotë Rama i cili, duke i drejtuar posaçërisht Kryeministrit Berisha e paralajmëron se “prekja e KQZ rrenon ende me shume institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit”.   Sipas Edi Ramës prekja e KQZ me dhune antikushtetuese tregon se ç'regjim do të shporrim ne 23 qershor. Edi Rama e shikon cdo veprin për të ndryshuar KQZ-në si një shënjë paniku që ka mbërthyer Kryeministrin Berisha, i cili sipas kryesocialistit ndodhet në vetminë e madhe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›