E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, Këshilli i Gardianëve: Nuk ka mashtrime elektorale

Zëdhënësi i Këshillit të Gardianëve të Kushtetutës tha sot se asnjë mashtrim elektoral nuk kishte njollosur rizgjedhjen më 12 qershor të presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinejad, sipas agjencisë zyrtare Irna.
"Ne mund ta themi me siguri se nuk ka pasur asnjë mashtrim në zgjedhje", deklaroi Abbasali Kadkhodai, ndërsa dy kandidatët humbës, Mir Hossein Moussavi, shef i lëvizjes kontestuese dhe Mehdi Karoubi vazhdojnë të kërkojnë anulimin e zgjedhjeve. "Nuk ka pasur asnjë mashtrim në zgjedhjet e shkuara presidenciale ndërsa ato të fundit kanë qenë më të pastrat e të gjithave", shtoi Kadkhodai, institucioni i të cilit është ngarkuar të konfirmojë vlefshmërinë e këtyre zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›