E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, Rafsanjani mohon deklaratat për Sirinë

Ish-presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani, ka hedhur poshtë deklaratat që i atribuohen atij dhe që fajësojnë Qeverinë siriane për përdorimin e armëve kimike kundër popullit të saj.

Rafsanjani ka thënë se deklarata që i atribuohet atij është e pabazë.

Sipas ish-presidentit iranian, ajo ofron pretekst për keqpërdorime dhe intrga të reja nga mediat perëndimore.

Ai po ashtu ka dënuar planet e Shteteve të Bashkuara për sulme ushtarake kundër regjimit sirian, në përgjigje të sulmit kimik.

Një video e postuar të hënën në Internet ka treguar Rafsanjanin duke folur fundjavën e kaluar në provincën Mazandaran.

Ai ka thënë: Njerëzit janë duke u nënshtruar sulmeve kimike të qeverisë së tyre dhe gjithashtu duhet të presin bombat amerikane të bien.

Ministria e Jashtme e Iranit ka thënë se deklarata origjinale është shtrembëruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›