E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, arrestohen 80 të rinj "rebelë"



Një valë arrestimesh kanë përfshirë ditën e premte të gjithë qytetin e Teheranit.
Mbi 80 të rinj iranianë u arrestuan për pjesëmarrje në një koncert muzikor të jashtëligjshëm si dhe për konsumim pijesh alkoolike. Të rinjtë 'rebelë' u ndaluan pasi ishin pjesëmarrës në një koncert me muzikë 'perëndimore'. Që të gjithë të ndaluarit u prangosën prej policisë së ruajtjes së moralit dhe në vendngjarje. Autoritetet iraniane njoftuan se janë gjetur shishe alkooli. Konsumimi i alkoolit përbën vepër të rëndë penale në Iran. Pije të tilla futen në vend nëpërmjet rrugëve klandestine, madje në disa raste trafikantët e tyre kanë marrë dënimn kapital, që është dënimi me varje.
Pas kësaj vale arrestimesh në një deklaratë për shtyp, dega e komitetit të Helsinkit në Teheran i ka dënuar ashpërsisht arrestimet e kryera nga autoritetet policore.
Kohët e fundit janë rritur ndjeshëm arrestimet. Përveç eksponentëve opozitarë, dhe të rinjve "rebelë", policia iraniane ka arrestuar një numër të konsiderueshëm gazetarësh dhe njerëzish të cilët kanë lidhje me mediat opozitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›