E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon greva e PS, sot një tjetër grevist në spital


Në çadrat e vendosura para kryeministrisë vazhdon greva e njëzet e dy deputetëve të opozitës dhe 180 mbështetësve për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Grevistët tashmë kanë kaluar natën e tetë të grevës së urisë të cilën e filluan natën e 30 prillit. Ata deklaruan se nuk do të dorëzohen deri në hapjen e kutive.
Mëngjesin e sotëm një tjetër grevist është dërguar në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëëndetësore .
Mësohet se 21 vjeçari Klodian Rira nga Prrenjasi është dërguar me urgjencë në spital. Së bashku me 21 vjeçarin, numri i grevistëve që i janë drejtuar spitalit ka shkuar në 8-të.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›