Iran, ekzekutohen me varje dy persona të tjerë
Lajmin e bën të ditur një agjencia e lajmeve Fars."Dy të akuzuarit u varën sot në burgun Evin, çfarë shërben edhe si mësim për të gjithë agresorët e tjerë", tha kreu i gjykatës së krimeve në Teheran, Fakhreddin Jafarzadeh. "Fars" njoftoi gjithashtu se krimi ishte kryer një vit më parë. Aktivistët për të drejtat e njeriut deklarojnë se Irani ka numrin më të madh të ekzekutimeve me vdekje në botë. Vetëm dy ditë më pare u ekzekutuan me varje dy persona për pjesëmarrje në protestat e vitit të kaluar që shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale.