Rusmajli: Në asnjë rast nuk parashikohet hapja e kutive
“Pretendimi i zotit Rama bie menjëherë poshtë sapo të konstatoni se kërkesa kryesore e tij lidhet drejtperdrejt me konkluzionet përfundimtare të Gjykatës e Kolegjit Zgjedhor, psh.me numërimet në Berat apo me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Fier. Komisionit hetimor nuk është kurrësesi të prishë vendimet e gjykatave sepse është jashtë funksioneve të veta kushtetuese dhe këtu nuk ka asnjë lloj ekuivoku dhe paqartësie”, tha Rusmajli. Sipas tij, edhe në vendimet e mëparshme të marra nga Kolegji Zgjedhor, nuk është legjitimuar rihapja e kutive të votimit. Për sa i përket rolit të presidentit në zgjidhjen e krizës, Rusmajli tha se i takon atij të shoh hapësirat e nevojshme në rezolutën e KE-së dhe në Kushtetutë. “Unë besoj që presidenti në çdo republikë parlamentare ka një mjet fondamental, fjalën, fjalën e urtë. Dhe presidenti e ka këtë mundësi në çdo lloj rrethane. I takon presidentit të eksplorojë, i takon atj të theksojë publikisht ato mesazhe që theksohen edhe nga rezoluta, i takon atij të thotë që nuk goditet Kushtetuta nëpërmjet rrugës, i takon atij të thotë që bojkoti në një vend si Shqipëria është i dëmshëm, siç e thotë asambleja e Këshillit të Evropës nëpërmjet rezolutës dhe sigurisht është ai që duhet të bejë përpjekjet që t’í thërrasë të paparsyeshmit drejt arsyes”, u shpreh deputeti demokrat.