Iran, francezja del para gjyqit për spiunazh
"Ndër personat që gjykohen sot ndodhet edhe një shtetase franceze e akuzuar se kishte mbledhur informacion dhe ka nxitur demonstruesit dhe gjithashtu një grua pjesëtare e stafit të ambasadës franceze", njoftoi agjencia Fars.
Shtetasja franceze Clotilde Reiss, që ndodhet në burgun Evin në Teheran, u arrestua në aeroportin e Teheranit më 1 korrik me akuzat për spiunazh, ndërkohë që po largohej nga vendi pasi kishte punuar prej pesë muajsh lektore e gjuhës franceze në qytetin qendror iranian Isfahan.
Franca ka hedhur poshtë akuzat kundër Reiss, dhe i ka cilësuar "si të pabaza" dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj.
Ministria e Jashtme franceze deklaroi më 15 korrik se shtetasja franko-iraniane, e cila punonte në ambasadën franceze në Teheran, ishte arrestuar prej tre ditësh nga autoritetet iraniane. Identiteti i saj nuk u bë publik, po ashtu edhe arsyeja e arrestimit.