E Diel, 1 Nëntor 2026

Përleshje piratësh, 17 të vrarë në Somali

Disa banorë të zonës deklaruan për agjencinë Reuters se nga përleshjet kanë mbetur të plagosur edhe 30 persona të tjerë. Përmes një linje telefonike satelitore banorët deklaruan se luftimet mes pjesëtarëve të klaneve të ndryshme nisën natën e kaluar dhe u dendësuan gjatë orëve të para të mëngjesit, duke detyruar shumë nga banorët të largoheshin nga banesat e tyre për të shpëtuar nga luftimet.
    
Banorët deklaruan se këto përleshje u nxitën nga një konflikt në lidhje me kontrollin mbi disa territore dhe nga përdhunimi i një gruaje.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›