E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, jep dorëheqjen zëvendëspresidenti i parë

"Duke iu bindur urdhërit të Liderit Suprem, nuk mund të jem në postin e zëvendëspresidentit të parë, por do t'i shërbej popullit iranian me të gjitha mënyrat që do të mundem", deklaroi Rahim Mashaie, i cili citohej nga agjencia Fars. Lideri Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, i këkroi presidentit Mahmoud Ahmadinexhad të shkarkojë Esfandiar Rahim Mashaie, emërimi i të cilit si zëvendëspresident i parë ka shkakatuar kritika të ashpra në kampin e konservatorëve, njoftoi dje televizioni shtetëror iranian.

Emërimi i Rahim Mashaie, i bërë më 17 korrik, provokoi tensione në radhët e konservatorëve, ku shumica dërmmuese i kishin dhënë mbështetjen e pakushtëzuar Ahmadinexhadit në rizgjedhjen e tij si president. Konservatorët e kritikojnë Rahim Mashaien se ka deklaruar në vitin 2008, se Irani është "mik i popullit amerikan dhe atij izraelit", në kundështim të plotë me sulmet verbale të bëra nga Teherani në drejtim të Izraelit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›