E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurdët e Irakut zhvillojnë sot zgjedhje

Qendrat e votimit u hapën rreth orës 05:00 GMT në tre provincat e rajonit, Erbil, Dohouk dhe Suleimanijeh. Më tepër se 2,5 milionë zgjedhës kurdë do të zgjedhin presidentin e Kurdistanit, i zgjedhur për herë të parë me votim të përgjithshëm dhe deputetët e asamblesë rajonale të përbërë nga 111 vende.

Partia Demokratike e Kurdistanit (PDK) e presidentit aktual kurd, Massoud Barzani dhe Unioni Patriotik i Kurdistanit (UPK) i presidentit irakian, Jalal Talabani, që dominojnë në politikën rajonale prej disa dekadash me radhë, kërkojnë të dalin fituese në këto zgjedhje.

Barzani dhe katër kandidatë të tjerë janë në garë për postin presidencial ndërkohë që 24 aleanca, ku ndodhet edhe ajo e PDK dhe UPK, janë në garë për legjislativin. Nëse rezultatet nuk e përmbysin tablonë aktuale politike, fushta elektorale do të ketë përcjellë një intensitet të lartë si pasojë e pranisë së disidentëve, në lista të cilët kërkojnë të thyjenë dominimin e paundështueshëm të dy partive në institucionet kurde.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›