E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, kryengritësit vrasin dy anëtarë të Gardës Revolucionare

Mediat iraniane pohuan se kryengritësit kanë vrarë dy anëtarë të Gardës Revolucionare gjatë një përleshjeje në pjesen veriore të vendit.

Luftimet u zhvilluan të shtunën.

Shtypi iranian nuk i ka identifikuar kryengritësit dhe vendin e saktë të luftimeve, por bën të ditur se anëtarë të Gardës Revolucionare iraniane kishin vrarë këto ditë disa kryengritës në pjesën veri-perëndimore të Iranit ku forcat e sigurimit ishin përleshur me kryengritësit kurdë.

Irani ndodhet në luftë me kryengritësit seperatistë të Partisë për Liri dhe Jetë në Kurdistan në zonat e tij me popullsi kurde gjatë 5 vjetëve të fundit.

Teherani fajëson seperatistët për sulme në pjesen veri-perëndimore të vendit. //bsa//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›