Mbreti Albert i Belgjikës bën thirrje për ruajtjen e bashkimin kombëtar
Mbreti Albert i Belgjikës i bëri thirrje udhëheqësve të rajoneve frënge dhe flamande të vendit që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të ruajtur bashkimin kombëtar, përballë një krize të vazhdueshme politike që kërcënon vendin.
Në një mesazh të transmetuar në të gjithë vendin në frëngjisht dhe hollandisht, mbreti tha se ndarja mes dy komuniteteve nuk duhet të shkojë drejt një përfundimi të keq. Ai tha se bashkimi dhe toleranca janë rrugët e vetme për përparimin e një shoqërie demokratike.
Flamandët në rajonin që flet hollandisht në veri të Belgjikës kërkojnë autonomi më të gjerë ekonomike dhe politike, ndërsa jugu frëngjishtfolës, i njohur si Valonia, është kundër këtyre kërkesave.
Kriza
që po thellohet gjithnjë e më shumë ka paralizuar qeverinë që nga zgjedhjet e
qershorit të 2007-ës. Mosmarrëveshjet kanë ngjallur frikën se Belgjika mund të
ndahet nëse nuk arrihet një kompromis. //bsa//