Iran lihet e lire amerikania e burgosur
Irani la te lire amerikanen qe mbahej e burgosur prej nje muaj nen akuzen e spiunazhit.
Sarah Shurd u ndalua ne afersi te kufirit mes Iranit dhe Irakut me 31 Korrik te vitit 2009 se bashku me dy amerikane te tjere Shejn Bauer dhe Xhosh Fetell. Prokurori i Pergjithshem i Teheranit tha ne fundjave se Shurd do te lirohet pasi te jete paguar dorezania prej 500 mije dollaresh.
Nje kameraman per rrjetin televiziv amerikan NBC news tha se ajo tashme ka dale nga burg dhe eshte nisur drejt ambasades zviceriane ne Teheran. Dy amerikanet e tjere vazhdojne te mbahen ne burgun e Evinit.