E Diel, 1 Nëntor 2026

Paqja ne Lindjen e Mesme nis takimi izrealito-palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas dhe Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton kane filluar nje takim tre palesh. Takimi qe po zhvillohet ne Egjipt eshte i dyti mes udheheqesve izraelite dhe palestineze pas atij te fillim-shtatorit ne Shtepine e Bardhe me presidentin Obama.
Pas takimit ne Uashington Netanjahu ishte shprehur optimist se mund te arrihet nje marreveshje perfundimtare paqeje brenda nje viti. Me heret pak para fillimit te raundit te dyte te bisedimeve per Lindjen e mesme Clinton kerkoi prej Izraelit qe ti permbahet ndalimit te ndertimit te ngulimeve ne Bregun Perendimor te lumit Jordan. Izraelitet dhe palestinezet mund te arrijne marreveshje ne ceshtjen kyc te ngulimeve hebraike tha Clinton. Me pare edhe presidenti amerikan Barack Obama i kishte bere thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu qe edhe pas kalimit te moratoriumit me 26 shtator te mos lejoje ndertimin e banesave te reja ne Bregun Perendimor. Presidenti palestinez Mahmud Abas kercenon me nderprerjen e bisedimeve ne rast se hiqet ndalimi i ndertimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›