E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, ndalohen protestat

Forcat e nderhyrjes se shpejte u dislokuan ne pikat kyçe te Teheranit duke penguar simpatizantet e opozites te manifestojne pas konfirmimit te rizgjedhjes se kundershtuar te presidentit Mahmud Ahmadinexhad.
Sipas agjencise zyrtare te lajmeve ''IRNA'', forcat e nderhyrjes se shpejte u dislokuan ne sheshet kryesore dhe rruget e kryeqytetit disa ore pas konfirmimit nga lideri suprem, ajatollahu Ali Khamenei te rizgjedhjes se presidentit iranian, Ahmadinexhad per nje mandat te ri kater vjeçar.
Deshmitaret konfirmuan se qindra simpatizante te opozites kishin tentuar te manifestojne ne sheshin ''Vali Asr'', por ata jane penguar nga forcat e nderhyrjes se shpejte, te cilet ne disa raste kane perdorur dhune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›