E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizitat në Greqi dhe Turqi të parat për Rasmusen

Greqia dhe Turqia do të jenë vendet e para që do të vizitohen nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Ander Fogh Rasmusen.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, gjë të cilën e theksoi edhe vetë sekretari i ri në konferencën për shtyp të mbajtur pas marrjes së detyrës në Bruksel.

"Prioritet për mua do të jetë t'i zgjidhim pengesat të cilat krijohen lidhur me problemin e Qipros. Kjo është një çështje për të cilën do të bisedoj me autoritetet e Greqisë dhe të Turqisë, gjatë vizitave të mia në këto shtete", deklaroi Rasmusen.

"Greqia dhe Turqia do të jenë ndër vendet e para të cilat do t'i vizitoj", informoi Rasmusen, i cili theksoi se theksin do ta vejë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Aleancës dhe Bashkimit Evropian.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›