E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, policia shpërndan me forcë protestuesit

Teheran- Policia iraniane e ndërhyrjes së shpejtë pengoi sot pasdite manifestuesit e opozitës që marshonin drejt sheshit Enghelab të Teheranit dhe i shpërndau ata duke përdorur gazin lotsjellës, njoftoi AFP-në një dëshmitar i ngjarjes. Qindra efektivë të policisë së rendit rrethuan sheshin për të mos lejuar zhvillimin e një proteste të opozitës në sheshin Enghelab (Revolucioni), i deklaruan AFP-së disa dëshmitarë.

Ndërkohw, një atentator kamikaz mbeti i vdekur dhe dy persona të tjerë u plagosën sot në Teheran, kur atentatori hodhi veten në erë pranë faltores së themeluesit revolucionar të Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, njoftoi agjencia gjysëm zyrtare e lajmeve Fars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›