Meta, tryezë për të majtën
Tiranë- LSI i konsideron zgjedhjet e 28 Qershorit historike, si në aspektin e plotësimit të standardeve, si një vend i ri anëtar i NATO-s edhe për përcaktimin e standardeve për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, pasi vlerësoi se qeverisja aktuale e z.Berisha nuk jep asnjë garanci, as për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, as në suksesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ai ka ftuar në një takim ditën e hënë të gjithë faktorët politikë të rinj dhe të vjetër të të majtës, me qëllim vendosjen e një fryme sa më të gjerë bashkëpunimi.
“Unë mirëpres angazhimin e të gjithë kontributeve të faktorëve të majtë, për arritjen e objektivit kryesor të këtyre zgjedhjeve, largimin e Qeverisë Berisha dhe njëkohësisht shërimin e menjëhershëm të gjithë këtyre pasojave të mëdha sociale dhe ekonomike përmes krijimit të një Qeverie të qëndrueshme të majtë dhe progresiste duke nisur nga agimi i 29 Qershorit”, deklaroi Meta.
Meta bëri me dije se thirrja e tij i drejtohet kreut aktual të PS-së, Edi Rama, por edhe emrave të rëndësishëm në këtë parti si Fatos Nano apo Rexhep Mejdani. “Natyrisht thirrja ime i drejtohet edhe z.Nano, ashtu siç i drejtohet edhe z.Meidani, që është një figurë shumë e rëndësishme dhe faktorëve të tjerë, se janë faktorë të paneglizueshëm, ndikimi i të cilëve dhe kontributi i të cilëve do të ishte veçse pozitiv për të ecur në një drejtim të përbashkët”, deklaroi Meta.