E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, shqetësime për sigurinë e centralit bërthamor në Bushehr

Centrali i vetëm bërthamor i energjisë në Iran, që tashmë ka ngritur shqetësime të sigurisë, është dëmtuar nga tërmetet e fundit.

Dy diplomatë të paidentifikuar kanë thanë për Associated Press se vëzhguesit ndërkombëtarë besojnë se krisje të mëdha kanë ndodhur në një nga reaktorët e centralit në Bushehr.

Irani ka refuzuar të përfshihet në një traktat global mbi sigurinë e centralit bërthamor Bushehr, i mbyllur disa herë që nga hapja e tij në vitin 2011.

Fqinjët e Iranit, duke përfshirë Kuvajtin dhe Arabinë Saudite, kanë thënë se janë të shqetësuar mbi sigurinë e reaktorit bërthamor në Bushehr, i ndërtuar me ndihmën ruse.

Irani ka këmbëngulur se reaktori bërthamor në Bushehr është i sigurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›