E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale

Sot iranianët do t`i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Në garë janë 6 kandidatë ndërsa sondazhet tregojnë një garë të ngushtë midis klerikut të moderuar, Hassan Rohani, dhe kandidatit konservator, Mohammad Baqar Qalibaf.

Nëse asnjëri prej tyre nuk siguron shumicën e votave, dy të parët do të kandidojnë në balotazhin e 21 qershorit.

Pavarësisht pohimit të disa rezidentëve, se nuk ka rëndësi kush fiton, pasi të gjithë kandidatët janë verifikuar nga Lideri Suprem, Ajatollahu Ali Khamenei, dhe priten të vazhdojnë me politikën anti-perëndimore të gjithë periudhës së tij, që kur erdhi në pushtet më 1989, një ndjenjë kënaqësie është theksuar në Teheran.

Presidenti i ri do të pasojë Mahmud Ahmadinejadin, i cili ka shërbyer dy mandate si president i Republikës Islamike të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›