E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, të shtëna në një qendër biznesi, 4 viktima

Të shtënat në një qendër biznesi në St Louis në SHBA, ditën e enjte, që lanë të vdekur 4 persona, duket se ka qenë një akt vetvrasjeje, tha një zyrtar i policisë.

Ngjarja ndodhi në Cherokee Place Business Incubator rreth orës 1:30 të orës lokale.

Viktimat ishin 2 gra dhe 2 burra, të përshkruar rreth të 40-ave apo 50-ave, njoftoi policia. Njëri prej burrave, me shumë mundësi ishte agresori.

Të gjithë ata besohen të kenë qenë punonjës. Në vendngjarje u gjet edhe një armë dore gjysmë-automatike. Asnjë tjetër nuk është plagosur, sipas zyrtarëve.

Pas rishikimit të provave, përfshi një video survejimi, oficerët përcaktuan se ka pasur një sherr në zyrën e një biznesi të kujdesit shëndetësor, tha kapteri Michael Sack për reporterët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›